Lajme
Cyrihu inauguron rrjetin e ri hekurudhor
Limmattalbahn i përfunduar, një tramvaj që lidh kantonet e Cyrihut dhe Aargaut, u përurua të dielën, përcjell albinfo.ch.
Në përurimin e kësaj linje trafiku ka marrë pjesë (ende) ministrja e transportit Simonetta Sommaruga, e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti. Ky ishte aktiviteti i saj i fundit publik në cilësinë e ministres federale.
Pas 12 vjet planifikimi dhe ndërtimi, tramvaji 13.4 km i gjatë do të kalojë nga Cyrih-Altstetten në Killwangen-Spreitbach, duke ndaluar në 27 stacione përgjatë itinerarit.
“Limmattalbahn forcon masivisht transportin publik, si shtylla kurrizore e lëvizshmërisë së Cyrihut”, tha në inaugurim drejtoresha e ekonomisë e kantonit, Carmen Walker Späh, duke shtuar se lidhja e re hekurudhore “do të rrisë cilësinë e jetës dhe gjithashtu atraktivitetin e të gjithë rajonit”.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












