Lajme
Crvena Zvezda feston kualifikimin mbi tank
Tanku, një T-55 i prodhuar nga ish-Bashkimi Sovjetik, u përdor gjatë luftës së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990
Tanku ishte mjeti i zgjedhur për futbollistët e Crvena Zvezda (Beograd) të martën, ndërsa festuan kualifikimin në fazën e grupeve të “Champions League”. Festa pati nota ushtarake. Para ndeshjes, tifozët e skuadrës beogradase kishin parkuar një tank luftarak jashtë stadiumit “Rajko Mitic”, përpara ndeshjes së dytë të “play-off”-it me kampionët zviceranë, BSC
Tanku, një T-55, i prodhuar nga ish-Bashkimi Sovjetik, u përdor gjatë luftës së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990. Ai ishte parkuar pranë tribunës së rezervuar për mbështetësit më të zjarrtë të Crvena Zvezdas, të njohur si “Delije”, e cila mund të përkthehet afërsisht si “heronj”, të cilët në të kaluarën kanë qenë të përfshirë në incidente të dhunshme dhe kanë shprehur pikëpamje të forta nacionaliste.
Ky marifet shkaktoi zemërim te Kroacia fqinje, e cila luftoi e derdhi shumë gjak për pavarësi nga ish-Jugosllavia, e udhëhequr nga serbët. Media kroate e quajti atë veprim “një provokim të qartë” dhe i kërkoi organit drejtues të futbollit evropian, UEFA, të reagojë.
Një tifoz, Borislav Danilovic, tha: “Ky tank është një gjë e bukur, është një simbol i Ushtrisë Veriore, grupit tonë si tifozë. Ky nuk është provokim. Unë po shikoja në TV, kroatët po ankohen. Kroatët po ankohen edhe në Facebook. Ata që nuk na pëlqejnë ne, ankohen, por, për mua, është një gjë e shkëlqyer”.
Ndërsa, në anën tjetër, autoritetet serbe e kanë përshkruar tankun si një “suvenir”. Ato thanë se nuk përmban asnjë material, që mund të rrezikojë publikun, përcjell insporti.
Typically discreet celebration from the Red Star Belgrade players as they toasted qualification to the Champions League last night by riding through the streets on a tank. pic.twitter.com/4hCEOtZbC8
— MUNDIAL (@MundialMag) August 28, 2019
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














