Koronavirusi: çast pas çasti
Corona përshpejton ndryshimin ekonomik botëror
Edhe para Coronës ekonomia botërore po ndryshonte nga proteksionizmi, dëshira për zinxhirë më të shkurtër furnizimi dhe më shumë qëndrueshmëri. Sipas ekonomistëve të OKB pandemia mund ta përshpejtojë këtë prirje.
Prodhimi ndërkombëtar i mallrave kishte ndryshuar tashmë që para krizës së Coronës për shkak të përdorimit në rritje të robotëve dhe digjitalizimit, por ky zhvillim tani ka të ngjarë të përshpejtohet. Kështu thuhet në raportin e ri të investimeve botërore të Konferencës së OKB për Tregtinë dhe Zhvillimin (Unctad).
Investimet e huaja të drejtpërdrejtë (IHD), që janë veçanërisht të rëndësishme për vendet në zhvillim, ka të ngjarë të bien këtë vit me 40 përqind, dhe sipas analizës së Unctad, tendenca nuk tregon një kthim në normat e mëparshme të rritjes. Vitin e kaluar IHD-ja ishte 1.54 bilion dollarë. Kjo ishte një rritje prej tre përqindësh, pas rënies ekonomike në vitet në 2017 dhe 2018. Sidoqoftë prej kësaj përfitojnë sidomos vendet e industrializuara, kurse investimet në vendet në zhvillim sipas Unctadit do të bien.
Ekonomistët kanë frikë nga një rënie e mëtejshme në përgjithësi për vitin e ardhshëm, nga pesë deri në dhjetë përqind përpara se një rikuperim të vijë në 2022. Këtë vit IHD pritet të zbresë nën një trilion dollarë, shifra më e ulët që nga viti 2005. Perspektiva e një recesioni të thellë do t‘i detyrojë shumë ndërmarrje ndërkombëtare të rishikojnë investimet e planifikuara, veçanërisht jashtë.
Ekonomia globale po përballet me trazira të mëdha. Edhe pas krizës financiare të vitit 2007/2008 investimet ndërkufitare nuk u rritën më ndjeshëm. Tregtia botërore ka mbetur e ngadaltë dhe zinxhirët e vlerës globale madje kanë rënë. Debati i qëndrueshmërisë ka nxitur prirjen drejt një prodhimi më rajonal. Kësaj i shtohet proteksionizmi në shumë rajone të botës që është duke u rritur.
Unctad pret më shumë shitje të bizneseve dhe më shumë ulje të prodhimit. Vendet dhe rajonet duan zinxhirë furnizimesh që janë më pak të prirur për t’u goditur nga krizat. Kriza e Coronës po i përshpejton këto prirje.
“Ndryshimet e mëdha në prodhimin ndërkombëtar do të kenë një ndikim të madh në vendet në zhvillim gjatë dhjetë viteve të ardhshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Unctad, Mukhisa Kituyi. Unctad sheh mundësi për tërheqjen e investimeve për të gjetur zgjidhje tërheqëse për shërbimet dhe ekonomi të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














