Çmimet e gazit dhe naftës për ngrohje vazhdojnë të ndikojnë në inflacionin në Zvicër. Në tetor, inflacioni shënoi 3.0%, nga 3.3% një muaj më parë, përcjell albinfo.ch.
Ato që kanë shënuar rritje, janë çmimet e gazit, naftës për ngrohje, telefonave celularë, si dhe ato të veshjeve dhe këpucëve, ndërsa kanë rënë çmimet e ofertave të kombinuara të rrjetit fiks dhe celular, karburantet dhe makinat e reja.
Produktet zvicerane u zhvlerësuan me 0.1% në një muaj dhe u rritën me 1.7% në një vit; Nga ana tjetër, ato të importuara janë mbiçmuar përkatësisht me 0.4 dhe 6.9%.