Shqipëria
Çmimet e apartamenteve në Tiranë, sa në Dubai
Çmimet e apartamenteve në kullat luksoze që po ndërtohen në Tiranë ofrohen në nivelet e kullave në Dubai.
Në një nga zonat rezidenciale në qytetin e Marina Dubai çmimet e apartamenteve nisin nga 5,100 euro për metër katror, ndërsa në zonë detare afër portit Rashid çmimet e apartamenteve nisin nga 4,900 euro për metër katror. Diferencë e ngushtë çmimesh vihet re edhe për apartamentet në resortet luksoze që po ngrihen në jug të vendit.
Sipas të dhënave të një prej agjencive të pasurive të patundshme në Dubai, në kompleksin rezidencial në qytetin Marina Dubai prona më e lirë me sipërfaqe 71 metër katror kushton në vlerën e 363,755 eurove. Çmimi për metër katror llogaritet rreth 5,100 euro. Ndërsa vlera maksimale e një apartamenti me sipërfaqe 90 metër katror është 512,942 euro. Çmimi për metër katror llogaritet në vlerën e 5,700 eurove. Zona rezidenciale “Marina Living” ofron shërbime, si: palestra, fushë golfi, shfrytëzimin e pishinës në tarracë, ambiente fëmijësh etj.
Vjet çmimi i apartamenteve në një nga ndërtimet luksoze të Tiranës që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit arriti në vlerën e 5,000 eurove për metër katror, sipas zyrës së shitjes së kontaktuar nga Monitor. Nga zyra e shitjeve gjithashtu u pohua se edhe tek ish Blloku, që është godinë me 7 kate (nga të cilat dy kate janë qendra tregtare) apartamentet u shitën me çmim 5,000 euro për metër katror.
Ekziston një debat për çmimet e deklaruara nga zyrat e shitjeve për pronat luksoze në Tiranë dhe çmimit përfundimtar nga transaksionet e shitjes. Agjencia e patundshmërive pohon se çmimet e pronave të shitura në Tiranë nuk kalojnë në vlerën e 3,500 euro për metër katror. Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, rezulton se çmimi mesatar i shitjes së pronave luksoze në kryeqytet është 3,300 euro për metër katror. “Mbi këtë nivel çmimi i shitjes është i papërballueshëm nga blerësit”, pohojnë ata.
Theksojmë që pjesa dërrmuese të apartamenteve në kullat e kryeqytetit shiten nëpërmjet zyrave të shitjes së kompanive ndërtuese. Agjencitë imobiliare përfshihen në shitje për një numër shumë të ulët pronash në këto ndërtesa, kryesisht në apartamente që u përkasin pronarëve të truallit apo raste rishitje nga blerësi i parë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












