Shqiperia
“City Magazine”: Shqipëria, ideale për pushime të lira
Vendeve turistike të Shqipërisë u ka kushtuar një artikull revista sllovene, e cila nis tekstin me buxhet që mund të jetë arsyeja pse shumë udhëtarë të huaj dekurajohen për të nisur pushimet, përcjell albinfo.ch.
Revista sllovene “City Magazine” ka zbuluar dy destinacione, ku turistët të kalojnë pushime të paharrueshme pa qenë nevoja për të shpenzuar shumë para.
Shqipëria është një nga destinacionet më të lira, ku turistët mund të pushojnë me gjysmën e parave që do të shpenzonit në destinacione më tradicionale, si Spanja, Italia apo edhe Kroacia.
Vendi ynë ofron një sërë opsionesh për t’u akomoduar, nga hotelet dhe apartamentet deri te vilat luksoze, të gjitha me çmime jashtëzakonisht të përballueshme. Mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë sipas revistës sllovene që shkruan se i njëjti apartament në Kroaci do t’ju kushtojë rreth 1000 euro, në Itali 1200 euro, ndërsa në Spanjë rreth 1300 euro. Kur bëhet fjalë për ushqimin, Shqipëria është zgjedhja e shkëlqyer.
Përveç cmimeve, cilësia e ushqimit në Shqipëri është edhe më e mirë. Jo vetëm kaq, por edhe transporti edhe tarifat e hyrjes në atraksionet turistike në Shqipëri janë shpesh më të lira.
Shqipëria është e lirë edhe në qendrat turistike. Vendi mesdhetar është plot me destinacione të bukura që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv.
Këto destinacione, sipas revistës sllovene, janë Himara, Dhërmiu, Saranda, Ksamili, Vlora dhe Rradhima që i vlerëson për ujërat e tij të kristalta dhe plazhet e bukura.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











