Lajme
Cili politikan zviceran udhëtoi më shumë në vitin 2021
Këshilltari Federal i Ticino-s është ai që fluturoi më shumë në vitin 2021. U bënë shumë fluturime për të mbërritur në Kantonin e Ticinos, aq sa u gjet një pseudonim për avionin në dispozicion të qeverisë
Avioni i Këshillit Federal, në veçanti Falcon 900EX, tashmë është mbiquajtur “Taxi Ticino” në korridoret e Pallatit Federal. Në fakt, asnjë këshilltar federal nuk fluturoi aq shumë sa Ignazio Cassis nga Ticino në vitin 2021. Dhe gjysma e fluturimeve u kryen për të arritur në kantonin e tij të lindjes. Kjo është ajo që zbulon Blick, i cili ka analizuar të dhënat e Shërbimit të Transportit Ajror të Konfederatës (STAC), transmeton albinfo.ch.
Bern-Lugano
Në vitin 2021 Cassis nuk ishte ende president i Konfederatës. Megjithatë, është brenda normës që ministri i Jashtëm udhëton më shpesh se kolegët e tij. Vitin e kaluar Cassis udhëtoi në Libi, Tajlandë, Francë dhe 19 shtete të tjera. Por seksioni Bern-Lugano ishte veçanërisht i ngarkuar. Ka të paktën 10 fluturime ndërmjet dy aeroporteve, zbulon Blick, për gjithsej 156 orë të kaluara në qiell vitin e kaluar.
Një rrugë e gjatë për në shtëpi
Në fund të fundit, Cassis ka rrugën më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi sesa këshilltarët federalë që banojnë përtej Alpeve. Gjithashtu, lidhjet e trenave nuk janë optimale nëse duhet të përfundoni punën vonë. Për shembull, nëse do të donte të largohej nga kryeqyteti rreth orës 22.00, do të mbërrinte në Lugano vetëm rreth orës një e gjysmë të mëngjesit. Megjithatë, për këto rrethana, ai mund të disponojë vendbanimin e tij në Bernë, transmeton tutje albinfo.ch.
Më shumë orë në qiell pas vitit pandemik
Guy Parmelin, i cili vitin e kaluar mbajti postin e Presidentit të Konfederatës, është në vendin e dytë për nga numri i fluturimeve në vitin 2021. Në vendin e tretë Ueli Maurer. Me vetëm njëmbëdhjetë orë fluturim, këshilltarja federale përgjegjëse për Departamentin e Mbrojtjes, Viola Amherd përdorte më pak udhëtime ajrore. Gjithsej 8 avionë janë në dispozicion të Këshillit Federal. Vitin e kaluar, Stac fluturoi 462 orë për qeverinë, shumë më tepër se viti pandemik 2020 (185 orë), por më pak se në 2019 (554).
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












