Lajme
Cili është vendi që prodhon më shumë birrë në BE?
Në 2020, vendet e BE prodhuan 1.4 miliardë litra alkool që përmbanin më pak se 05% alkool ose aspak alkool.
Vitin e kaluar, rreth 32 miliardë litra birrë që përmbanin alkool janë prodhuar në Bashkimin Evropian tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat. Thënë ndryshe në vitin 2020, vendet e BE kanë prodhuar 74 litra birrë për çdo banor.
Nga ana tjetër në 2020, vendet e BE prodhuan 1.4 miliardë litra alkool që përmbanin më pak se 05% alkool ose aspak alkool.
Krahasuar me 2019, prodhimi i birrës me alkool ka pasur një rënie me 8% kurse prodhimi për birrat jo alkoolike mbetet e pandryshuar, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjermania mbetet prodhuesja kryesore me 7.5 miliardë litra ose 24% e totalit të prodhimit në BE. Thënë ndryshe 1 në 4 birra e prodhuar në BE e ka origjinën nga Gjermania.
E dyta është Polonia me 3.8 miliardë litra birrë ose 12% e totalit të prodhimit në BE. Më pas vjen Spanja me 3.3 miliardë litra, Holanda me 2.5 miliardë litra, Franca me 2.1, Çekia me 1.8 dhe Rumania me 1.7 miliardë litra birrë të prodhuara.
Sa i takon eksportit, Franca është në kryer me 0.8 miliardë litra birrë dhe në vend të dytë Gjermania me 0.7 miliardë litra. Më pas vjen Italia me 0.6 miliardë litra, Holanda me 06 dhe Spanja me 05 miliardë litra të eksportuara.
Ndërkohë sa i takon importimit nga jashtë BE-së, vendet anëtare të unionin parapëlqejnë birrën nga Mbretëria e Bashkuar pasi gjatë vitit 2020 kanë importuar 268 milionë litra. Në vend të dytë është Meksika me 95 milionë litra birrë të importuara nga vendet e BE.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












