Lajme

Cilët sektorë në Zvicër kanë pasur rritjen më të madhe të pagave?

Pagat në Zvicër janë rritur gjatë vitit 2025, duke sjellë një përmirësim të fuqisë blerëse për qytetarët, por rritja nuk ka qenë e njëjtë në të gjithë sektorët e ekonomisë

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, pagat reale janë rritur mesatarisht me rreth 1.6%, duke reflektuar një rritje reale të të ardhurave falë inflacionit shumë të ulët.

Megjithatë, dallimet mes sektorëve janë të dukshme, me rritje që variojnë nga vetëm 0.2% deri në mbi 3%, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Sektorët me rritjen më të madhe të pagave

Rritjen më të lartë e ka shënuar sektori i shërbimeve, me një mesatare prej rreth 1.9%. Brenda këtij sektori, disa fusha kanë performuar edhe më mirë:

Administrata publike: deri në 3.3% rritje

Fushat shkencore dhe teknike: rreth 2.6%

Në vendin e tretë renditet sektori i tregtisë, me një rritje prej rreth 1.5%.

Industria mbetet pas

Ndryshe nga shërbimet, sektori industrial ka pasur rritje më të ulët të pagave, me një mesatare prej rreth 1.5%.

Prodhimi: +1.7%

Ndërtimtaria: +1.3%

Gratë me rritje më të shpejtë të pagave

Një zhvillim interesant është se pagat e grave janë rritur më shpejt se ato të burrave:

Gratë: +2.3%

Burrat: +1.5%

Çfarë pritet në 2026?

Ekspertët parashikojnë që rritja e pagave të vazhdojë edhe në vitin 2026, por me ritëm më të moderuar. Në disa sektorë, si ndërtimtaria, pritet rritje më e lartë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.