Lajme
Cilat pjesë të Zvicrës janë më të goditura nga mungesa e banesave?
Dy kantonet me mungesë të madhe të banesave
Përkeqësimi i mungesës së banesave të përballueshme dhe rritja e qirave në Zvicër është një nga temat ‘më të nxehta’ për momentin.
Megjithatë, disa pjesë të vendit janë më të prekura se të tjerat, të paktën tani për tani, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, po mbledh së bashku përfaqësues të kantoneve, sektorit të ndërtimit, si dhe shoqatave të qiramarrësve dhe pronarëve për të gjetur zgjidhje për situatën kritike.
Ndër masat që duhen diskutuar janë rregullat për përdorimin e tokës, në mënyrë që më shpejt të ndërtohen më shumë banesa të reja.
Ku është më shumë nën presion tregu i banesave?
Situata është më kritike në dhe pranë qendrave të mëdha urbane, ku ndodhen shumë kompani të mëdha dhe shumëkombëshe, me fuqinë punëtore të pasur që rrit çmimet e qirave.
Në Gjenevë, për shembull, për shkak të pozitës së saj gjeografike, por dhe demografisë, problemi me mungesësn e banesave ka qenë i theksuar prej kohësh.
Qyteti është i vendosur në cepin jugperëndimor të vendit, mes Francës dhe Liqenit të Gjenevës. Toka për ndërtime të reja është e kufizuar, ndërkohë që kërkesa është në rritje të vazhdueshme.
Derisa në pjesën zvicerane-gjermane, zona e Cyrihut, e cila përfshin qytetin dhe kantonin e Cyrihut, si dhe Zug-un, po përballet gjithashtu me mungesën e strehimit, veçan[riht me çmime të shtrenjta të banesave.
Në fakt, shumica e rajoneve të Zvicrës kanë telashe me çështjen e banimit dhe po përballen me një krizë të banimit, thonë ekspertët.
Tradicionalisht, qytetet e vogla dhe të ashtuquajturat kantone ‘rurale’, si ato në Zvicrën qendrore, kanë një qëndrueshmëri banimi , në krahasim me qytetet dhe kantonet e mëdha dhe të industrializuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











