Lajme
Cilat janë ‘dobësitë’ e vaksinës kineze?
Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA-së, analizoi efektshmërinë e vaksinave kundër Covid-19.
Gjatë një interviste me Euronews Albania, z. Domi e konsideroi pozitivi faktin që në Shqipëri po vijon procesi i vaksinimit, pasi, sipas tij, ky proces do të frenojë përhapjen e virusit.
Në lidhje me vaksinat, ku ka pasur edhe mosbesim për efektin e tyre, Domi thekson se “Pfizer” ka dëshmuar efikasitet të lartë. Lajm i mirë për të është se në Shqipëri bluzat e bardha janë vaksinuar me “Pfizer”, përcjell Albinfo.ch.
“Pfizer e ka provuar efikasitetin e saj në mënyrë të lartë dhe për faktin e mirë mjekët e kanë marrë këtë vaksinë, kështu që mund të konsiderohen të mbrojtur. Sa i përket AstaraZeneca, e cila ka një efikasitet të pranueshëm dhe e ka treguar veten në Britaninë e Madhe. Dhe kjo në Shqipëri është një gjë pozitive”, tha ai.
Sa i përket vaksinës “Sputnik V”, Domi thekson se vetë fakti që rusët kanë zgjedhur ta dërgojnë vaksinën e tyre pranë EMA-s për certifikim, tregon se janë të bindur tek efektshmëria e saj.
Ai shprehu shqetësim në lidhje me vaksinën kineze “Sinovac”, e cila sipas tij, siç dëshmojnë studimet paraprake, thuhet se ka një shkallë të ulët efikasiteti.
“Po e paragjykoj pa efekte sekondare, sigurinë po e lënë mënjanë sikur është e mirë. Problemi im personal është tek efikasiteti. Në rastin e Brazilit, që është testimi klinik më i pranueshëm në fushën tonë, është tek 50.38 % pas dy dozave dhe kjo lë për të dëshiruar. Me aq njohuri sa kam në mënyrë private nga kolegë të tjerë, por edhe nga njoftimet mediatike efikasiteti lë shumë për të dëshiruar dhe e fundit që është më shqetësuesja është deklarimi publik i njërit nga personat më të lartë të Agjencisë Kineze të Ndjekjes së Sëmundjeve. Në Shqipëri nuk është diskutuar shumë, por për mua është serioze”, theksoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












