Futboll
Challandes: Do të ishte një nder për mua nëse do ta drejtoja kombëtaren zvicerane
Mirëpo, ai theksoi për mediumin zviceran se momentalisht ka kontratë me Kosovën dhe shpreson që të kualifikohet në Kampionatin Evropian
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për të ardhmen e tij si trajner i Kosovës në një intervistë për mediumin zviceran “rts.ch”, transmeton albinfo.ch.
Gjatë intervistës, 68-vjeçari u pyet se a do të ishte i interesuar që ta merrte drejtimin e kombëtares zvicerane, derisa u përgjigj se kjo gjë do të ishte një nder për të.
“Kjo gjë do të ishte një nder nëse do ta drejtoja kombëtaren zvicerane”, u shpreh Challandes.
Mirëpo, ai theksoi për mediumin zviceran se momentalisht ka kontratë me Kosovën dhe shpreson që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
“Sigurisht, kjo do të më kishte interesuar, por tash mendoj se e kam kaluar moshën. Është e vërtetë që për një trajner, të drejtojë vendin e tij është një nder i veçantë”, u shpreh Challandes.
“Momentalisht jam trajner i Kosovës dhe dua t’i shkoj kontratës deri në fund, duke shpresuar që të kualifikohemi në Evropian. E di që në këtë punë duhet një energji e madhe, unë nuk dua të vazhdoj nëse nuk e ndjej forcën e nevojshme. Edhe nëse veproj sipas instinktit, mendoj për pensionimin, po”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














