Lajme
Chair zgjeron flotën: Nga dimri 2022/23, fluturime për Gran Canaria dhe Tenerife
Flota, pas rritjes së fundit do të përbëhet nga tre Airbus A-320 dhe një Airbus A-319
Kompania Chair Airlines po rritet. Dy Airbus A-320 do t’i bashkohen flotës, thonë nga kjo kompani. Njëri prej tyre zëvendëson një Airbus A-319 ndërsa aeroplani tjetër nënkupton zgjerim efektiv të flotës. Flota, pas kësaj do të përbëhet nga tre Airbus A-320 dhe një Airbus A-319.
Lidhur me këtë ndryshim, CEO i kompanisë, Shpend Ibrahimi shpjegon: “Për shkak të strukturës së tij të “hollë” dhe proceseve të vendimmarrjes, Chair Airlines ishte gjithmonë në gjendje të përshtatej shumë shpejt në situata të reja falë shkathtësisë dhe veprimit të shpejtë, transmeton albinfo.ch. Ky ishte sigurisht një avantazh në krahasim të drejtpërdrejtë me standardin”.
Sipas CEO, është pozitiv fakti që besimi i pjesëmarrësve të tregut në produktin e Chair Airlines është rritur gjatë krizës dhe se produkti dhe raporti çmim/performancë kanë hasur në një nivel shumë të lartë pranimi.
Destinacione të reja: Ishujt Kanarie
Zgjerimi i flotës do t’i mundësojë Chair-it të fluturojë në Ishujt Kanarie, duke filluar nga dimri 2022/2023, shkruan abouttravel.ch. Fluturimet do të jenë si më poshtë: Në Gran Canaria të enjten dhe të dielën ndërsa në Tenerife të mërkurën dhe të shtunën.
Me partner të ri të kateringut
Kateringu (përgatitja dhe shërbimi i ushqimit) në bord është një pjesë e rëndësishme e optimizimit të produktit. Me partnerin e ri të kateringut Gate Gourmet, Chair do të zhvillojë më tej produktin e vet në këtë drejtim dhe do të ofrojë gjatë fluturimit ushqime të veçanta si patate të skuqura dhe hot dog. Ndërsa menutë si ‘Züri Gschnätzlets’, ‘Älpler Maggrone’ dhe ushqimet vegjetariane mund të porositen paraprakisht në internet. (TI)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













