Lajme
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët
Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të fluturimit CS602, i cili ishte nisur drejt Prishtinës.
Sipas Nicolas Bühler, Drejtor Operativ (Chief Operating Officer) i Chair Airlines, menjëherë pas ngritjes së avionit u shfaq një sinjalizim që lidhej me sistemin e presionit në kabinë. Për këtë arsye, ekuipazhi i pilotëve vendosi, si masë paraprake, të mos vazhdonte aterimin dhe ta mbante avionin në afërsi të Aeroportit të Cyrihut, në mënyrë që situata të vlerësohej me kujdes, shkruan albinfo.ch.
Pas përfundimit të këtij vlerësimi, ekuipazhi vendosi të kthehej në Aeroportin e Cyrihut, ekskluzivisht si masë parandaluese.
Bühler theksoi se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për pasagjerët apo ekuipazhin dhe se nuk është shpallur gjendje emergjente në ajër.
Pas uljes, pasagjerët janë shoqëruar përsëri në terminal, ku janë pajisur me kuponë për ushqim dhe pije. Ndërkohë, është vënë në dispozicion një avion zëvendësues, i cili pritet t’i transportojë pasagjerët drejt Prishtinës rreth orës 22:30, sipas kohës lokale.
“Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazheve tona mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor. Vendime të tilla parandaluese janë pjesë e procedurave tona standarde dhe pasqyrojnë kulturën tonë të qëndrueshme të sigurisë”, tha Nicolas Bühler, Drejtor Operativ i Chair Airlines.
Fluturimi CS602 ishte nisur nga Cyrihu drejt Prishtinës, por u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes pasi sistemi i avionit sinjalizoi një anomali teknike. Sipas Bühler, kthimi u krye vetëm si masë paraprake dhe fluturimi zëvendësues do të realizohet sapo të përfundojnë përgatitjet operacionale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











