Opinione
Çfarë s’po thuhet nga vizita e Sarazin në Prishtinë
Interesat politike dhe situatat e krijuara gjeopolitike, me theks të veçantë ato ekonomike, tashmë kanë ndryshuar, dhe ky ndryshim ka ndikuar edhe në politikën gjermane
Krejt pak sa jemi te vizita e përfaqësuesit të kancelarit gjerman për Ballkanin, Manuel Sarazin, para dy jave dhe kërcënimit të tij kundrejt Kosovës, e cila duket se u tejkalua lehtë dhe pa ndonjë lajm sensacional që jemi mësuar të shohim nga politikat që vijnë nga qarqe pro-et-kontra në vend.
Nga qershori i 2023-ës Kosova po kundërshton futjen e mallrave serbe në Kosovë me pretendimet e autoriteteve të Kosovës që e ka ndaluar për arsye sigurie futjen në territorin e saj të mallrave serbe, me pretendimin se bashkë me to mund të hyjnë edhe armë, nga ku qëndrimi i Kosovës është se edhe instanca të tjera janë shfrytëzuar në dëm të marrëveshjeve, siç kishte shpërfaqur në një raport të saj edhe deputetja e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, se serbët përdorin ndihmat e shpejta dhe ambulancat për transportim të armëve.
Por, nuk është esenca këtu, për qëndrimin e autoriteteve të Kosovës që kanë bllokuar transportin e mallrave si marrëveshje në CEFTA, e cila po kërkohet me ngulm nga Gjermania, edhe pse dihet se shpesh herë Gjermania ka mbajtur anën tonë në shumë procese.
Interesat politike dhe situatat e krijuara gjeopolitike, me theks të veçantë ato ekonomike, tashmë kanë ndryshuar dhe ky ndryshim ka ndikuar edhe në politikën gjermane.
Marrëveshjet e fundit me investimet gjermane në Serbi dhe marrëveshja e arritur për shfrytëzimin e minierave me litium, ka bërë që Gjermania të mos jetë ajo që dikur ishte në anën tonë.
Dhe çfarë pas kësaj?
Përfaqësuesi gjerman erdhi dhe kërcënoi qeverinë e Kosovës se nëse Kosova nuk thotë “PO” deri para samitit që do të mbahet në Berlin, në mes të tetorit, do të ecët para duke aplikuar formula 6 minus 1, dhe se Kosova do të vuajë pastaj pasojat dhe kostot financiare.
Sikur të ishte kjo!
Sarazin shpërfaqi haptazi se presioni mbi vendin tonë do të jetë edhe më i madh se kjo!
Ai tregoi, ndoshta pavetëdijshëm se nëse as kjo nuk arrihet të bindë Prishtinën si presion nga BE-ja, atëherë do të riaktualizohet marrëveshja rajonale “Open Ballkan”, zotëria ishte shumë i prerë në një intervistë dhënë KTV-së.
Praktikisht, “Open Ballkan” ishte një lëvizje që kishte mbledhur shtetet e Ballkanit si: Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, duke anashkaluar Kosovën.
Kjo iniciativë, tha Sarazin, ishte krijuar për të anashkaluar Kosovën pikërisht për politikat e atëhershme që ndiqte. Dhe, vazhdoi Sarazin, projekt-propozimi ishte serb që ishte iniciuar nga Serbia dhe mbështetur nga Shqipëria.
Siç duket, Shqipëria nuk ishte fare pjesë e tavolinës ku flitej dhe bëheshin politikat rajonale, e as atëherë kur arriheshin marrëveshje mes shteteve të Ballkanit, ajo ishte vetëm mbështetëse e Open Ballkan, se ashtu kishte kërkuar BE-ja.
Atëherë, në po kërcënohemi se nëse nuk respektojmë marrëveshjen e CEFTA-s, edhe pse serbët po përdorin këto organizata për destabilizmin e Kosovës, do ta kthejmë sërish Open Ballkan.
Marrëveshja e CEFTA-s ishte krijuar me qëllim lehtësimi të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kosova më të drejtë kërkon që të respektohet si palë e barabartë në kuadër të kësaj organizate.
Kosova me të drejtë kërkon që Kosova të përfaqësohet si shtet që ka shpallur pavarësinë, e jo përmes UNMIK-ut.
Kosova me të drejtë kërkon që simbolet e Kosovës, vulat doganore dhe dokumentet shtesë që tregojnë një barazi në mes shtetesh të respektohen.
Kosova me të drejtë kërkon që mallrat serbe t’u nënshtrohen masave të sigurisë, për shkakun se tashmë është vërtetuar se serbët e kanë keqpërdor marrëveshjen duke futur armatim nën siglën e marrëveshjeve për qarkullim të lirë të mallrave.
Kosova, ka të drejtë, ka të drejtë. Po ka të drejtë!
Kosova mund të ketë të drejtë në të gjitha sferat, por duket se është një shprehje ku thuhet se politika është arti i të mundshmes e jo i së drejtës!
Nuk e di kush e kujton, vetëm se njëherë KM i Shqipërisë kishte thënë: “Ballkan i hapur, ose luftë dhe gjakderdhje”.
Tash fjala luftë s’po përdoret më kundrejt Kosovës si presion!!!
E-Diaspora
-
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” Seminari i organizuar nga Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë sjell në qendër sfidat dhe zhvillimet... -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











