Integrimi
Çfarë solli nata e parë e festivalit “Tri net Film Fest”, në Zvicër
Në natën e parë janë shfaqur filmat: “Rreth”, me regji të Jon Saqipit, “Ekskursioni”, nga Leotrim Idrizi dhe “Cash in the Streets”, nga Nik & Uros
Festivali i filmit “Tri net Film Fest” ka hapur perdet mbrëmë, më 16 nëntor, në Spreitenbach të Kantonit Aargau. Në një sallë të bukur të kompleskit të kinemave “Pathe”, ka vazhduar kjo festë e vogël e filmit, aty ku e pati ndërprerë, katër vite më parë, në nëntor të vitit 2019, raporton albinfo.ch.
Moderatori Ramadan Morina-Dani, i cili, së bashku me Studion “Aktrimi” është dhe promotor i këtij festivali, u shpreh se pas një fillimi premtues, në vitin 2019, festivali u desh të ndërpriste punën, kur ishte mbajtur vetëm një edicion i tij. Arsyeja kryesore për këtë ishte pandemia, e cila në tre vitet pasuese ka bllokuar pothuajse çdo aktivitet kulturor, por këtu ndërthuren edhe probleme tjera, që kanë të bëjnë edhe me financimin etj.
Sidoqoftë, riaktivizimi i festivalit u bë i mundur sivjet falë një donacioni zemërgjerë nga aktivisti Sherif Dakaj dhe disa sponsorë privatë. Sigurisht, puna vullnetare e anëtarëve të grupit “Aktrimi”, me Avdi Amidin, Yllka e Xheneta Zuzakun etj. ka qenë përcaktuese për të siguruar vazhdimësinë e festivalit.
Në këtë edicion, sipas moderatorëve Ramadan Morina-Dani dhe Xheneta Zuzaku, do të shfaqen 11 filma, shqip dhe gjermanisht. Përzgjedhës të tyre janë regjisori i njohur nga Prishtina, Ben Apolloni dhe studenti i regjisë dhe produksionit, Enis Shaqiri, nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Si fillim, festivali nuk ka karakter garues por nuk përjashtohet që në të ardhmen të ndryshojë ky status.
Në natën e parë janë shfaqur tre filma. Bëhet fjalë për dy filma në gjuhën shqipe dhe një në gjermanishte: “Rreth”, me regji të Jon Saqipit, “Ekskursioni”, nga Leotrim Idrizi dhe “Cash in the Streets” (gjermanisht), me regji të Nik & Uros.
Filmi “Rreth” trajton një temë psikologjike, gjegjësisht traumatizimin që pëson protagonisti, pas një aksidenti ku mbetet i vdekur një person. Ndjenja e fajësisë, si shkaktar i aksidentit i shndërrohet në një traumë të rëndë dhe e fut atë në një rreth të mbyllur…
Në filmin “Ekskursioni” pasqyrohen, në mënyrë pothuaj anekdotiale situatat absurde që kanë ndodhur në Kosovë, në përpjekje për të dalë “në Evropë”, përmes rrugëve ilegale. Këtë qëllim e paguajnë shtrenjtë dy pleq. Ata mashtrohen nga një trafikant, i cili pasi u merr paratë, nuk i çon në Gjermani por vetëm i “shëtit” nëpër Kosovë.
Filmi i tretë “Cash in the Streets” është një film (i shkurtër) kriminalistik me temë shpërthimin e bankomatëve në Gjermani dhe luftën mes bandave. Pos të shtënave “të bollshme” me armë, filmi ka edhe një ballafaqim psikologjik në fund dhe një përfundim tragjik. Njërin ndër rolet kryesore në këtë film e luan aktori shqiptar nga Zvicra, Mentor Bajrami.
Pas shfaqjes së filmave është zhvilluar një debat i shkurtër reth programit. Regjisori Adem Kicaj ka bërë një vlerësim të filmave të shfaqur në natën e parë ndërsa aktori Ridvan Murati ka përshëndetur nismën për aktivizimin e këtij festivali.
Organizatorët në përmbyllje kanë ndarë disa mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për mbajtjen e festivalit. Edhe platforma mediale Albinfo.ch, si sponsor medial i aktivitetit është nderuar me këtë mirënjohje.
Festivali vazhdon sonte me natën e dytë, në të njëjtin ambient, ku do të shfaqen katër filma.
Nata e dytë
- Sofra e varrit, nga Mirak Zymberaj
- Dhurata e papritur, nga Merita Cegrani
- Scars, nga Riccardo Schalcher
- Persona Envy, nga Director Prisselly
Nata e tretë
- Një Fëmijë nga Bekim Guri
- Cadilac dhe manaferra nga Suela Bako
- Skenderi, nga Sabri Pajaziti
- Ninullë, nga Adrian Asllani
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja















