Kuriozitete
Çfarë ndodhi me Facebook, Instagram dhe Whatsapp mbrëmë?
Përdoruesit e platformave të njohura të Meta-s, si Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Threads, u përballën me vështirësi në dërgimin e mesazheve dhe postimeve, pasi raportimet për probleme nisën që në orën 19:00 sipas orës shqiptare.
Faqja monitoruese “Downdetector” raportoi se problemet teknike filluan rreth kësaj ore dhe prekën përdoruesit globalisht.
Meta reagoi me një deklaratë zyrtare duke sqaruar:
“Jemi në dijeni për një problem teknik që po ndikon tek disa përdorues në aksesimin e aplikacioneve tona. Po punojmë për ta rikthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin”.
Ndërkohë, përdoruesit, si zakonisht, shfrytëzuan rrjetet e tjera sociale për të shprehur zemërimin e tyre lidhur me vështirësitë në hyrjen në Instagram dhe Facebook.
Probleme të ngjashme me lidhjen ndodhin herë pas here, por rrallë ndodh që katër nga platformat më të përdorura në botë të preken njëkohësisht.
Disa përdorues raportuan rikthimin në normalitet pas rreth një ore, megjithatë shkaku i ndërprerjes mbetet ende i paqartë.
Nga ana tjetër, platforma X, që nuk u prek nga problemet, nuk humbi rastin për të bërë ironi me Meta-n.
“Ky aplikacion nuk ju zhgënjen kurrë”, shkroi faqja zyrtare e X në një postim, duke iu drejtuar ndjekësve të saj.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali Çmime për shkrimtarin nga Kosova Lan Qyqalla dhe poetin nga Shqipëria Nikollë Loka... -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë













