Lajme
Çfarë duhet të keni parasysh para se të zhvendoseni nga një kanton në tjetrin?
Zhvendosja nga një kanton në tjetrin vjen me një numër procedurash edhe për një shtetas zviceran, e lëre më për një shtetas të huaj.
Kanton i ri, rregulla të reja
Derisa ligjet federale zbatohen në të gjithë Zvicrën, kantonet kanë shumë pushtet. Secili ka ligjet dhe rregullat e veta, shkruan thelocal.ch.
Disa kantone janë më gjithëpërfshirëse për të huajt sa i përket të drejtave politike dhe të shtetësisë e disa të tjera jo.
Për shembull, natyralizimi në kantonet e Cyrihut, Appenzell Ausserrhoden dhe Jura kanë dispozitat më gjithëpërfshirëse. Kantonet e Aargau, Schwyz dhe Graubünden kanë dispozitat më pak përfshirëse, duke vendosur kërkesa më të larta për sa i përket vendbanimit, gjuhës, integrimit qytetar e kulturor, karakterit të mirë moral dhe burimeve ekonomike, përcjellë albinfo.ch.
Një aspekt tjetër ka të bëjë edhe me tolerancën ndaj të huajve dhe ndryshon në gjithë vendin, me ndarjen e vërejtur përgjatë vijave gjeografike dhe gjuhësore.
Për shembull, shtetasit e huaj “perceptohen si të ndryshëm” më rrallë në kantonet franceze dhe italisht-folëse sesa në ato gjermane, me përjashtim të Cyrihut.
Popullsia që jeton në hapësira urbane rezulton të jetë më e hapur ndaj dallimeve kombëtare ose kulturore. Banorët e komunave me popullsi të dendur në përgjithësi tregojnë më shumë hapje sesa njerëzit që jetojnë në zona me densitet të ulët, shkruan thelocal.ch.
Leje pune
Derisa njerëzit nga shtetet e BE / EFTA dhe anëtarët e familjeve të tyre nuk kërkojnë një leje të re nëse lëvizin në një kanton tjetër, ata nga të ashtuquajturat vende të treta, të cilët kanë leje afatshkurtër L ose B përballen me rregulla më të ashpra.
Ata nuk mund t’i paketojnë gjërat dhe të lëvizin sepse lejet e tyre nuk transferohen automatikisht dhe nuk janë të vlefshme në një kanton tjetër, përcjellë albinfo.ch.
Në vend të kësaj, ata duhet të kërkojnë një leje të re nga kantoni ku po lëvizin dhe kjo mund të përbëjë problem.
Arsyeja është se jo-evropianët u nënshtrohen kushteve më kufizuese sesa homologët e tyre në BE/EFTA, duke përfshirë lejet e bazuara në sistemin e kuotave.
Meqenëse kantonet individuale kanë vetëm një numër të kufizuar lejesh për shtetasit e vendeve të treta, dhe kërkesat e punësimit janë shumë specifike (vetëm profesionistë të kualifikuar që nuk mund të gjenden as në Zvicër, as në BE/EFTA), nuk ka gjasa që ata të lejohen të ndryshojnë kantonet.
Përjashtimi i vetëm do të ishte nëse shtetasi i vendit të tretë ka jetuar në Zvicër për një kohë të mjaftueshme për të marrë një leje qëndrimi të përhershme B ose C, në të cilin rast ata mund të lëvizin nëpër vend në të njëjtën mënyrë si njerëzit nga BE / EFTA, shkruan thelocal.ch.
Gjuha
Lëvizja brenda të njëjtit rajon gjuhësor është më pak e vështirë sesa zhvendosja në një kanton ku flitet një gjuhë tjetër, përveç nëse e dini atë gjuhë.
Faktori gjuhësor është i rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja praktike, lehtësia e komunikimit dhe integrimit, por edhe sepse është një faktor përcaktues nëse mund të merrni apo jo shtetësinë zvicerane, përcjellë albinfo.ch.
Kandidatët për natyralizim duhet të demonstrojnë aftësi të të folurit të nivelit A2 (fillore) dhe B1 (të mesme) të përcaktuara në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët.
Dhe njohja e një gjuhe kombëtare nuk është e mjaftueshme nëse ajo gjuhë është e ndryshme nga ajo e kantonit tuaj të ri.
Për shembull, nëse keni jetuar në Cyrih (dhe flisni gjermanisht) dhe jeni zhvendosur në Gjenevë, duhet të zotëroni frëngjisht në mënyrë që të keni të drejtë për natyralizim, shkruan thelocal.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










