Lajme
Çfarë dihet për popullsinë e huaj të Gjenevës në 2025-ën?
Më shumë shtetas të huaj jetojnë në qytetin dhe kantonin e Gjenevës se pothuajse kudo tjetër në Zvicër. Të dhënat e reja zbulojnë se cilët janë këta persona.
Shifrat e publikuara së fundmi nga zyra e statistikave të kantonit (OCSTAT), tregojnë se Gjeneva vazhdon të jetë rajoni më ndërkombëtar i Zvicrës, dhe një ‘tenxhere shkrirjeje’ e kombësive të ndryshme.
Me 220,024 banorë të huaj (nga gjithsej 639,000 njerëz që jetonin në Gjenevë në fund të vitit 2024), jozviceranët përfaqësojnë mbi 41 për qind të popullsisë së kantonit.
Megjithatë, numri real është edhe më i lartë – kjo për shkak se shtetasit e dyfishtë (të Zvicrës dhe një shteti tjetër) nuk llogariten në statistika, sepse konsiderohen zviceranë, jo të huaj.
Ky është numri i përgjithshëm për Gjenevën, por gjashtë komuna brenda kantonit e kalojnë këtë mesatare: Pregny-Chambésy (49.9 për qind), Qyteti i Gjenevës (49.7 për qind), Meyrin (45.9 për qind), Vernier (45.6 për qind), Le Grand-Saconnex (44.8 për qind) dhe Versoix (43.9 për qind).
Nga vijnë shumica e të huajve të Gjenevës?
Shumica (58 për qind) janë nga BE-ja ose EFTA (Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni), ndërsa 13 për qind janë nga vendet e tjera evropiane – kryesisht Kosova, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, transmeton albinfo.ch.
Me një total kumulativ prej 70,000 shtetasish, qytetarët francezë dhe portugez përbëjnë shumicën e popullsisë së huaj të Gjenevës, përpara italianëve (20,890) dhe spanjollëve (16,680).
(Vini re se këto shifra përfshijnë vetëm ata që jetojnë në Zvicër, dhe jo mbi 112,000 udhëtarë nga Franca të cilët vijnë për të punuar në Gjenevë çdo ditë).
Pse vendosen kaq shumë shtetas të huaj në Gjenevë?
Prania e Kombeve të Bashkuara është një faktor i madh, pasi 40 organizatat e saj punësojnë dhjetëra mijëra njerëz – shumica prej tyre nga jashtë. (Megjithatë, kjo është gati të ndryshojë, pasi administrata Trump po tërheq një numër diplomatësh amerikanë nga Gjeneva)
Për më tepër, Gjeneva është qendra e bankingut privat, kështu që shumë të huaj punojnë në sektorin vendas të financave ndërkombëtare, shkruan thelocal.
Dhe është gjithashtu një qendër e rëndësishme shkencore, me Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) që tërheq qindra specialistë të huaj.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












