Lajme
Çfarë di policia rreth vrasjes së kosovares në Rapperswil
Zëdhënësi i Policisë së Kantonit të St.Gallenit flet për vrasjen në Rapperswil-Jona: Policia ka vizituar më herët familjen për shkak të problemeve personale të burrit
Në fundjavën që shkoi, një 35-vjeçar është arrestuar në Rapperswil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjes.
Florian Schneider, zëdhënës i medias për policinë kantonale St.Gallen, komenton rastin.
Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij, transmeton albinfo.ch. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.
Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin; ai ndodhet në paraburgim.
Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.
Zëdhënësi thotë se ditëve të fundit policisë i është dashur të shkonte në banesën e çiftit për shkak të problemeve personale, përcjell albinfo.ch. Në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje por nuk dihet nëse kanë dëgjuar ndonjë gjë për krimin, shkruan tagblatt.ch. Aktualisht ata gjenden nën kujdesin e mjedisit familjar.
Dy nga tre fëmijët, nga 14 muaj deri në 17 vjeç, janë fëmijët e vetë çiftit. Ndërsa i treti është një fëmijë nga mjedisi më i gjerë familjar që jeton me familjen.
I pyetur për dhunën eventuale në familjen e prekur, Schneider thotë: Policia asnjëherë nuk është dashur të shkojë në banesën në fjalë për shkak të dhunës në familje, por vetëm për shkak të problemeve personale të burrit.
Shumë gjëra ndodhin pas dyerve të mbyllura që policia nuk mund t`i shohë. Nëse bëhet fjalë për dhunë në familje kjo që ka rezultuar me vdekje, atëherë edhe ky motiv do të jetë një nga subjektet e hetimit në vazhdim, thotë veç tjerash zëdhënësi i Policisë së Kantonit të St Gallenit.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














