Lajme
Ceuta në alarm, mbi 1.100 të mitur migrantë mbeten pa strehim
Autoritetet e enklavës spanjolle të Ceutës kanë shpallur alarm për situatën e mbi 1.100 të miturve të pashoqëruar, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në qytet pas valës së madhe migratore të javës së kaluar.
Kryetari i Ceutës, Juan Jesús Vivas, deklaroi se qendrat e pritjes janë të mbingarkuara, duke funksionuar me 2.600% mbi kapacitetin e tyre kritik, ndërsa qyteti nuk ka më mundësi të strehojë fëmijët migrantë.
Autoritetet spanjolle u kanë bërë thirrje rajoneve të tjera të vendit të marrin pjesë në sistemimin e të miturve, në përputhje me ligjin spanjoll. Megjithatë, disa rajone të drejtuara nga opozita kanë kundërshtuar këtë detyrim.
Edhe organizata Save the Children ka paralajmëruar se sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Ceuta është i tejmbushur, pasi po kujdeset për rreth 1.000 fëmijë, ndërsa kapaciteti normal është vetëm rreth 100 vende.
Kriza u krijua pas hyrjes së më shumë se 70.000 migrantëve në Ceuta javën e kaluar. Edhe pse shumica janë larguar, qindra të mitur vazhdojnë të mbeten në qytet, duke përkeqësuar situatën humanitare.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












