Ekonomi
Central i ri bërthamor në Zvicër mund të kushtojë deri në 43 miliardë franga
Vlerësimet e reja tregojnë se kostoja mund të ndryshojë ndjeshëm, varësisht nga teknologjia dhe mënyra e financimit
Ndërtimi i një centrali të ri bërthamor në Zvicër mund të kushtojë nga 14 deri në 43 miliardë franga, sipas një vlerësimi të ri për kostot e mundshme të projekteve të tilla.
Sipas Akademive Zvicerane të Shkencave, dallimet e mëdha në kosto lidhen me teknologjinë e zgjedhur, kohëzgjatjen e ndërtimit, financimin dhe rreziqet që mund të shfaqen gjatë realizimit të projektit, përcjell albinfo.ch.
Vlerësimi vjen në një kohë kur në Zvicër po zhvillohet debat për rolin që mund të ketë energjia bërthamore në furnizimin e ardhshëm me energji elektrike.
Kostoja përfundimtare e një centrali të ri do të varej edhe nga modeli i financimit dhe nga mënyra se si do të ndaheshin rreziqet mes shtetit dhe kompanive energjetike.
Çështja e centraleve të reja bërthamore vazhdon të mbetet pjesë e diskutimeve politike dhe ekonomike në Zvicër, sidomos në kuadër të sigurisë së furnizimit me energji dhe kërkesës në rritje për energji elektrike.
Vlerësimet e reja pritet të përdoren edhe në debatet e ardhshme për të ardhmen e politikës energjetike të vendit.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










