Lajme
Cyrihu përballet me largimin e kompanive të mëdha
Disa kompani të rëndësishme po zhvendosin selitë ose po shkurtojnë vende pune në zonën e Cyrihut, duke ngritur pikëpyetje për atraktivitetin e qytetit si qendër biznesi.
Cyrihu po përballet me një sërë zhvillimesh që kanë rikthyer debatin për konkurrueshmërinë e tij si lokacion biznesi.
Banka Vontobel ka vendosur të largohet nga qyteti i Cyrihut, ndërsa edhe Cembra Money Bank po zhvendos aktivitetet e saj në Baden, në kantonin Aargau. Ndërkohë, Zimmer Biomet po shkurton qindra vende pune në Winterthur, ndërsa Burckhardt Compression planifikon të reduktojë deri në 150 vende pune në lokacionin e saj atje.
Sipas një analize të transmetuesit zviceran SRF, këto raste kanë arsye të ndryshme, ndaj është ende e vështirë të përcaktohet nëse bëhet fjalë për një trend të qëndrueshëm.
Ndër faktorët që ndikojnë në vendimet e kompanive përmenden tatimet, kostoja dhe disponueshmëria e hapësirave të zyrave, pagat, mungesa e punonjësve të kualifikuar, trafiku dhe transporti publik.
Dallimet në tatimin mbi fitimin e kompanive mes komunave mund të jenë të konsiderueshme. Në Baar të kantonit Zug, ku po zhvendoset Vontobel, norma është rreth 12 për qind, ndërsa në qytetin e Cyrihut rreth 19.5 për qind. Në Baden, ku po zhvendoset Cembra, norma është rreth 15 për qind.
Sipas SRF-së, një zhvendosje mund t’u kursejë kompanive dhjetëra milionë franga në vit, ndërsa edhe kostot e qirave dhe infrastrukturës mund të jenë më të ulëta jashtë qytetit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se tatimet zakonisht nuk janë arsyeja e vetme që një kompani largohet. Edhe kostoja e lartë e jetesës, mungesa e hapësirave dhe problemet me trafikun mund të ndikojnë në vendim.
Për qytetin e Cyrihut, largimi i kompanive nënkupton rrezik për humbje të të ardhurave nga taksat dhe vendeve të punës. Një shqetësim tjetër është që kompani të tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë dhe të zhvendosen në kantonet përreth/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












