Muzikë
“Çeço Fest”, me muzikë e DJ në muret e gurta të Gjirokastrës
"Çeço Fest” një ngjarje muzikore rinore"
Në kalanë e Gjirokastrës është mbajtur “Çeço Fest”, një ngjarje muzikore rinore që mblodhi shumë të rinj nën ritme të muzikës elektronike drejtuar nga DJ të njohur.
Emri i festivalit është një memorje për heroin shqiptar të përpjekjeve kundër otomanëve Çerçiz Topulli, lindur dhe rritur në Gjirokastër.
Organizatorët besojnë se festa që do të vazhdojë për dy net do të ketë një impakt të madh në promovimin e monumentit dhe qytetit përgjatë sezonit veror, raporton TopChannel, përcjell albinfo.ch.
10 artistë të muzikës elektronike janë pjesë e eventit që do të mbajë zgjuar ritmin edhe natën e së shtunës.
Pjesë e festës pritet të bëhen në vijim ekspozita të kostumeve popullore, kulinari, shfaqje filmash me në qendër figurën e Çerçiz Topullit, ndërsa imazhi i tij është bërë tashmë shumë popullor në bluza, kapele e çanta. Ngjarja që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës pritet të mbledhë të shtunë rreth 1000 vizitorë në kalanë e Gjirokastrës.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














