Koronavirusi: çast pas çasti
CDC: Nga koronavirusi nuk mund të sëmuren rëndë fëmijët
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se koronavirusi mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët dhe adoleshentët.
Në një raport të nxjerrë të premten, qendra njofton se në periudhën nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit ka pasur “shtim të qarkullimit” të variantit shumë ngjitës Delta, gjë që u shoqërua me shtim pesëfish të ritmeve të shtrimit në spital për moshat e vogla e të reja. Këto ritme ishin 10 herë më të larta se në muajt e mëparshëm tek të rinjtë e pavaksinuar, thuhet në studim.
Ndërkohë në mbarë botën vërehen vatra infeksionesh në keqësim. Në Indi, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mëngjes se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42,618 raste të reja me koronavirus dhe 330 të vdekur nga sëmundja.
India renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara për nga pasojat e koronavirusit me një total prej afro 33 milionë të infektuarish dhe 440,225 të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. Ekspertët vërejnë se statistikat në Indi mund të jenë më të ulëta se shifrat reale të infektimeve dhe vdekjeve.
Në shkallë globale, Universiteti Johns Hopkins thotë se janë identifikuar afro 219.8 milionë infektime dhe ka pasur 4.5 milionë të vdekur. Po sipas këtyre statistikave, deri tani janë bërë 5.4 miliardë doza vaksine në rang botëror.//VOA
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













