Shqipëria
Cakaj u heq targat diplomatike konsujve të nderit
“Ky privilegj special, unik në Evropë e mbase më gjerë, është i pajustifikueshëm, ndaj duhet të marrë fund”, tha Cakaj
Në një konferencë për media, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj u bëri thirrje disa prej konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri, të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin krejt lirshëm me privilegje të veçanta, në atë që e quajti si rasti më unik në Evropë e mbase edhe në botë.
“Bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë, për të cilët ne jemi të nderuar t’i kemi si konsuj nderi këtu, biznesmenë të njohur, afaristë të ndryshëm, pronarë mediesh apo analistë politikë, që janë ngarkuar në Shqipëri si konsuj nderi nga vende të ndryshme të çdo kontinenti dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike në Shqipëri dhe jo vetëm, njësoj si ambasadorët dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri”, është shprehur Cakaj, raportojnë mediat shqiptare.
Ai kërkoi prej tyre që të respektojnë ligjin dhe vetëm ligjin, përcjell albinfo.ch.
“Ashtu siç jemi ne të nderuar t’i kemi ata, edhe ata do të jenë më të nderuar nëse aktiviteti i tyre do të jetë brenda kuadrit ligjor. Trajtimi i konsujve të nderit rregullohet nga ligji i posaçëm në Republikën e Shqipërisë mbi privilegjet dhe imunitetet, jo me targa diplomatike por me targa kombëtare dhe një shenjë ovale me gërmat HCC në të djathtë”, tha ministri i Jashtëm në detyrë.
Në përfundim, ai dha edhe numrin e personave që përfitojnë në mënyrë të padrejtë privilegje të ngjashme me ato të diplomatëve ndërkombëtarë.
“Në shkelje të habitshme të këtij ligji, janë 38 konsuj nderi të pajisur me targa CD, të cilët i kemi mes nesh dhe hyjnë e dalin nga kufijtë e këtij vendi jo si qytetarë të thjeshtë shqiptarë, madje as si shumica e zyrtarëve të tjerë qeveritarë, por si përfaqësuesit më të lartë diplomatikë ndërkombëtarë. Ky privilegj special, unik në Evropë e mbase më gjerë, është i pajustifikueshëm, ndaj duhet të marrë fund”, tha Cakaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













