Lajme
Cakaj: Shpërndahen mbi 10.000 tekste shkollore në diasporë
Nën kujdesin e veçantë të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike është bërë e mundur shpërndarja e mbi 10.000 teksteve shkollore në gjuhën shqipe në botë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se kjo nismë, vjen në kuadër të angazhimit që ka marrë Qeveria e Shqipërisë, për jetësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në diasporë.
Qëllimi i kësaj nisme, është nxitja e brezave të rinj në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor duke vlerësuar po aq të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit të marrëdhënieve me shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit.
“Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për diasporën e të thellojë tutje marrëdhëniet me shqiptarët kudo që ndodhen.” përfundon Cakaj, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













