Kosova
Bytyqi: Shpërndarja e testeve në rrjetet sociale s’do të ndikojë në rezultate
Testi i Maturës Shtetërore 2018 po mbahet në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt që janë përzgjedhur me short publik në afatin e parë të këtij testimi.
Por, si çdo vit tjetër, ky proces nuk po i shpëton mundësisë për kopjim. Teste të shumta janë shpërndarë në rrjete sociale, përcjell albinfo.ch.
Por, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili e ka vizituar qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, ka thënë se janë marrë të gjitha masat nga institucionet përgjegjëse dhe se testet e shpërndara në rrjetet sociale nuk do të ndikojnë në rezultate. Ne presim rezultatet më të mira sepse konsiderojmë që këtë vit ka qenë një angazhim i përgjithshëm. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me nivelin lokal dhe kjo ka ndikuar që përgatitje në përgjithësi për këtë vit të jenë më të mira dhe presim rezultate më të mira”, ka thënë Bytyqi.
Këtë vit, testi i maturës do të mbahet në katër regjione, në katër ditë të ndryshme, ku pyetjet e testit nuk do të jenë të njëjta, por do të jenë ekuivalente për nga vlera.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











