Lajme
Qeveria Zvicerane, bursa të Ekselencës për të huajt, Viti Akademik 2021-2022
Bursat e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane u drejtohen studiuesve të rinj nga jashtë që kanë përfunduar një master ose PhD dhe artistëve të huaj që mbajnë një diplomë bachelor
Çdo vit Konfederata Zvicerane jep Bursat e Ekselencës Qeveritare për të promovuar shkëmbimin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin kërkimor midis Zvicrës dhe mbi 180 vendeve të tjera.
Edhe për vitin 2021-2022 janë hapur aplikimet për përfitimin e këtyre bursave, shkruan Albinfo.ch.
Përfituesit zgjidhen nga organi vlerësues, Komisioni Federal për Bursat për Studentët e Huaj (FCS).
Bursat e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane u drejtohen studiuesve të rinj nga jashtë që kanë përfunduar një master ose PhD dhe artistëve të huaj që mbajnë një diplomë bachelor.
Llojet e bursave
Bursa e kërkimit është në dispozicion për studiuesit pasuniversitarë në çdo disiplinë (të cilët mbajnë një diplomë master si minimum) të cilët po planifikojnë të vijnë në Zvicër për të ndjekur kërkime ose studime të mëtejshme në nivelin e doktoratës ose post-doktoratës.
Bursat kërkimore jepen për kërkime ose studime në të gjitha universitetet kantonale zvicerane, universitetet e shkencave të zbatuara dhe dy institutet federale të teknologjisë, si dhe katër institutet kërkimore. Vetëm kandidatët e emëruar nga një mentor akademik në një nga këto institucione të arsimit të lartë do të merren parasysh.
Bursat e artit janë të hapura për studentët e artit që dëshirojnë të ndjekin një master fillestar në Zvicër. Bursat e artit jepen për studime në çdo konservator zviceran ose universitet të arteve. Kjo bursë është në dispozicion vetëm për studentë nga një numër i kufizuar vendesh.
Kriteret e përzgjedhjes FCS vlerëson aplikimet për bursë sipas tre kritereve: a) Profili i kandidatit b) Cilësia e projektit kërkimor ose punës artistike c) Sinergjitë dhe potenciali për bashkëpunimin e ardhshëm kërkimor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














