Lajme
Bundestagu miraton propozimin për të pezulluar rregullat e huamarrjes
Bundestagu, Dhoma e Ulët e Gjermanisë, ka miratuar sot propozimin nga koalicioni qeverisës për të pezulluar rregullat e huamarrjes, të njohura edhe si frenët e borxhit, para se të miratojë buxhetin shtesë për vitin 2023, shkruan DW.
Miratimi vjen pas disa javësh negociatash në përgjigje të një vendimi tronditës nga Gjykata Kushtetuese Federale në nëntor, i cili vendosi që 60 miliardë euro në kredi urgjente për të luftuar pandeminë e koronavirusit nuk mund të rialokoheshin në një fond klimatik që do të kishte qenë burim për disa fusha të shpenzimeve, përcjell albinfo.ch.
Para disa ditëve, koalicioni qeverisës i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjithashtu arriti një marrëveshje për shpenzimet për vitin 2024 që pritet të sjellë shumë shkurtime drastike.
Për të ndihmuar financimin e buxhetit suplementar 2023, ligjvënësit gjermanë ranë dakord për rritje më të larta të çmimit të CO2 që do të hyjnë në fuqi nga janari.
Çmimi aktualisht qëndron në 30 euro për ton CO2, por ky do të rritet në 45 euro në 2024, në vend të 40 eurove, siç ishte planifikuar më parë. Benzina do të kushtojë rreth 4.5 centë më shtrenjtë për litër.
Këto pritet të rrisin të ardhurat e qeverisë me rreth 1 miliard euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











