Muzikë
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë
Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë maksimale
Nxënësja e talentuar Buna Latifi ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar, duke fituar vendin e parë në kategorinë e saj në disiplinën “Solo Gitara” në festivalin prestigjioz “Montenegro Guitar Festival”, të mbajtur në Tivat të Malit të Zi. Ajo u vlerësua me 98.3 pikë, duke siguruar rezultatin më të lartë në kategorinë e saj dhe duke dëshmuar edhe një herë talentin e saj të jashtëzakonshëm muzikor, transmeton albinfo.ch.
Në këtë festival morën pjesë instrumentistë të rinj nga vende të ndryshme, përfshirë Malin e Zi dhe Rusinë, ndërsa performancat u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga ekspertë të muzikës nga Serbia dhe Mali i Zi.
Me interpretimin e saj të shkëlqyer, Buna Latifi arriti të sigurojë vlerësimin maksimal të jurisë, duke u renditur në vendin e parë dhe duke konfirmuar edhe një herë talentin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë.
Ky sukses i fundit i shtohet një liste të gjatë arritjesh të saj. Deri më tani, Buna ka fituar më shumë se 15 çmime të para në festivale dhe gara të ndryshme muzikore, duke u dalluar për talentin, disiplinën dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj artit.
Arritja në “Montenegro Guitar Festival” përbën një tjetër moment krenarie jo vetëm për Bunën dhe familjen e saj, por edhe për komunitetin shqiptar, duke dëshmuar potencialin e madh që të rinjtë shqiptarë po tregojnë në skenat ndërkombëtare artistike.
Suksesi i saj është një frymëzim për shumë fëmijë e të rinj që ndjekin rrugën e muzikës dhe artit, duke treguar se puna dhe talenti shpërblehen me rezultate të jashtëzakonshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










