Shqipëria
Bukuria e Himarës, rritet turizmi me 20 %
“Janë gati 300 dhoma të reja që janë hapur këtë vit nga Livadha, duke vijuar në Jalë e Dhërmi. Pritet që vitin tjetër të jetë dyfishi i këtyre dhomave turistike”, theksoi Goro
Turizmi në Himarë është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë. Këtë ka pohuar gjatë një prononcimi për ATSH-në, kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Duke prezantuar qendrën e informacionit në Himarë, një investim i cili mundëson promovimin e produkteve “South”, Goro bëri të ditur se, Himara ka pësuar një rritje cilësore në turizëm, teksa shtoi se vitin e ardhshëm do të ketë dyfishin e dhomave që pritën turistët këtë vit.
“Këtu jemi në pikën e informacionit turistik në Himarë. Kemi një të ngjashme dhe në Porto Palermo. Në të gjitha pikat gjendet logo “South”. Kjo logo ndodhet në të gjitha pikat turistike dhe po ashtu në të gjitha produktet e zonës së Himarës”, tha Goro.
“Sezoni turistik, sipas informacioneve që kemi marrë nga bizneset është 20% më i madh se vjet… Edhe në numër njerëzish, por edhe në xhiro, si edhe me cilësinë e turistëve që kanë ardhur. Këtë vit ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë nisja që në prill e vizitorëve dhe që vijon edhe tani, me operatorët e fundit dhe hotelet e fundit që do mbyllen brenda 15 tetorit. Janë gati 300 dhoma të reja që janë hapur këtë vit nga Livadha, duke vijuar në Jalë e Dhërmi. Pritet që vitin tjetër të jetë dyfishi i këtyre dhomave turistike”, theksoi Goro, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Informacionit Turistik në Himarë, është mbështetur nga program “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” për të tretin vit radhazi, me synimin që çdo vizitor vendas apo i huaj, të mund të gjejë informacion jo vetëm mbi atraksionet turistike të zonës nëpërmjet broshurave, guidave kulturore për fshatrat, informacion mbi shtigjet, ecje, për biçikletat etj; hartën e zonës dhe vetë bashkinë Himarë, por edhe informacion praktik për një vizitor.
Hapja e zyrës është bërë e mundur pas trajnimit mbi “Planifikimin, Instalimin, Menaxhimin dhe Operimin e Zyrave të Informacionit Turistik [ZIT]/Tourist Information Centre, të punonjësve në departamentin e Turizmit në bashki të ndryshme të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













