Lajme
Britania vendos karantinë për udhëtarët nga Spanja
Britania e Madhe ka vendosur karantinë 14-ditore të detyrueshme për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Spanja.
Ministri i Jashtëm britanik, Dominik Raab, deklaroi se vendimi i qeverisë britanike është i drejtë dhe kjo është një masë thelbësore për të parandaluar rritjen e numrit të infektimeve me COVID-19.
Por turistët britanikë që kanë shpenzuar pushimet në gadishullin iberik u shprehën kundër këtij vendimi, pasi sipas tyre, kjo masë nuk mund të aplikohet pa asnjë njoftim paraprak, përcjell albinfo.ch.
“Eshtë çmenduri, duke marrë parasysh që masat këtu në Spanjë respektohen nga të gjithë, nga maskat deri të dezinfektimi. Këtu masat anti-covid janë më strikte se në Londër, prandaj që më duket çmenduri që të vendoset karantinë për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Spanja”, është shprehur Rich Lambert, banor në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa një tjetër banor thotë se pas këtij vendimi askush nuk do ta vizitojë Spanjën.
“Ketu ndihesh më i sigurt se sa në Spanjë, por ja që qeveria jonë mendon ndryshe. Nuk jam dakord që vendimet të merren në bazë të të dhënave që shpërndan media. Pas këtij vendimi asnjë turist nuk do të shkojë në Spanjë, dhe nuk jam dakord me marrjen e një vendimi të tillë në vetëm 24 orë”, thotë një tjetër qytetar në Mbretërinë e Bashkuar.
Vendimi për të hequr Spanjën nga lista e vendeve të sigurta u mor ditën e shtunë, teksa ministri Rab tha se dekreti i ri është thelbësor pas rritjes së konsiderueshme të rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Spanjë.
“Kemi thënë gjithmonë se masat për turistët do t’i mbajmë në përditësim të vazhdueshëm, pasi edhe pas lirimit të masave kufizuese, do të na duhej të bënim ndërhyrje specifike. Kjo është absolutisht thelbësore. Këto vendime u morën pas konsultimit me komitetin teknik. E vlerësojmë shqetësimin e udhëtarëve, dhe për të gjithë ata që do të humbasin paratë, duhet t’i drejtohen operatorëve turistikë dhe të marrin kompensim nga policat e sigurimeve. Por ne duhet ti marrim këto masa për të evituar një valë të re infeksionesh në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë parasysh edhe të dhënat që na vijnë nga Spanja”, është shprehur ministri Raab.
Spanja bënte pjesë në listën e vendeve që Qeveria britanike i kishte listuar si të “sigurta” për turistët, çka nënkuptonte se kthimi i tyre në Angli nuk do të rezultonte në karantinë të detyrueshme. Por rritja e rasteve të infektimeve gjatë javëve të fundit, ka bërë që shumë rajone në Spanjë ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës, teksa qytete si Barcelona kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














