Lajme
Britania e Madhe, të moshuarve: Izolohuni për 3 muaj
Shtetet evropiane po marrin masa të ndryshme për parandalimin e përhapjes së virusit korona
Britania e Madhe u ka kërkuar 1,5 milionë qytetarëve, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, që të izolohen deri në tre muaj për të shmangur kontaktin me koronavirusin.
Të prekurit që duhet të izolohen përfshijnë persona që vuajnë nga leuçemia, sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe atyre që kanë bërë transplant organesh.
“Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit (NHS) do t’u shkruajë njerëzve gjatë ditëve të ardhshme për t’i informuar rreth masave specifike”, thuhet në një deklaratë të qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Kur është e nevojshme, pacientët gjithashtu mund të ndihmohen në furnizimin me ushqim dhe ilaçe.
Shoqata e Medias Britanike tha se 240 persona kishin vdekur në vend.
Kryeministri Boris Johnson tha sot se qeveria po imponon masa “që kurrë më parë nuk ishin parë në kohë paqeja ose lufte”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













