Lajme
Britania e Madhe largohet nga BE-ja më 31 janar
Lideri i Konservatorëve britanikë, Boris Johnson, ka deklaruar se Brexitin do ta çojë deri në fund, siç edhe kishte premtuar para fitores bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Britani të Madhe.
Sipas rezultateve përfundimtare, Konservatorët kanë fituar 365 ulëse nga 650 sa i ka Parlamenti britanik. Ndërkaq nëse gjithçka shkon sipas planit, Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja më 31 janar, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Fitorja do t’i mundësojë qeverisë ta kryejë çështjen e Brexitit, dhe se Britania e Madhe gjatë muajit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian”, ka porositur Johnson gjatë një fjalimi pas fitores.
Kujtojmë që Johnson sot ka vizituar pallatin mbretëror Buckingham, ku është takuar me mbretëreshën Elizabeth II, që edhe zyrtarisht të kërkojë leje për formimin e Qeverisë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














