Lajme
Britania dhe BE do të vazhdojnë bisedimet për Brexit-in
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
Është bërë e ditur se Britania dhe Bashkimi Evropian do të rinisin bisedimet më 6 dhjetor në Bruksel, me qëllim që të tejkalojnë një ngërç para se të përfundojë periudha e tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen janë pajtuar që të zhvillojnë bisedime, duke thënë se negociatorët do të bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen.
Ekipet e negociatorëve të BE-së dhe Britanisë nuk arritën pajtim më 4 dhjetor.
Të dyja palët vazhdojnë të kenë “dallime të theksuara” në disa çështje kyçe, që kanë zvarritur procesin, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Johnson dhe von der Leyen.
“Teksa pranojmë seriozitetin e këtyre dallimeve, ne ramë dakord që ekipet tona negociatore duhet të bëjnë edhe një përpjekje”, shtuan ata.
“Prandaj, ne do të instruktojmë shefat e ekipeve tona negociatore që të takohen në Bruksel. Ne sërish do të bisedojmë të hënën në mbrëmje”, thuhet në deklaratë.
Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar, por shteti ka vazhduar që të tregtojë me bllokun në kushtet e njëjta si më parë.
Dështimi për të arritur një marrëveshje deri më 31 dhjetor mund të rezultojë në një divorc “pa marrëveshje” e cila mund të krijonte kaos në kufijtë e Britanisë dhe në sektorin e tregtisë, për shkak të tarifave dhe masave të tjera.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













