Lajme
Brenda gjashtë muajve, 75 mijë qytetarë ikën nga Kosova
Kulmi kritik i imigrimit të kosovarëve dejtë BE-së u shënua në muajt, janar-mars 2015, ku ikën 48,875 kosovarë. Arsyeja e ikjes ishte papunësia
Periudha më kritike e largimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte tetot 2014 – mars 2015. Sipas shifrave zyrtare të agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore rreth 75 mijë qytetarë kanë migruar në Evropën Perëndimore.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila publikoi dy hulumtime që kanë në fokus analizimin e shkaqeve, pasojave të migrimit të parregullt dhe ndikimin në procesin e integrimit për Kosovën, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Gjatë muajve tetor-dhjetor 2014, numri i qytetarëve që u larguan nga vendi ishte 25,880, ndërsa kulmin kritik e arriti në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015), ku 48,875 kosovarë u larguan nga vendi, thuhet në këtë raport. Në periudhën janar-mars të këtij viti azilkërkuesit nga Kosova prinin për nga numri i kërkesave për azil, madje renditeshin në vendin e parë, gjegjësisht para vendeve si Siria dhe Afganistani.
Sipas hulumtimit të QKSS-së, shkaqet socio-ekonomike renditën ndër faktorët e parë që kanë shtyrë qytetarët të migrojnë në BE.
Vendi përballet me shkallë të lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, ku 35.4 për qind e qytetarëve e forcës aktive për punë janë të papunë, ndërsa kjo është më së shumti e shprehur te gjeneratat e reja, gjegjësisht 61 për qind e të rinjve janë të papunë.
Azilkërkuesit nga Kosova të intervistuar për qëllime të këtij hulumtimi, janë shprehur se papunësia, kushtet e vështirë socio-ekonomike dhe vështirësia për të gjetur punë kanë qenë arsyet pse janë larguar jashtë vendit për një perspektivë më të mirë. Sidoqoftë, vendet e BE-së kanë bërë të qartë se nuk do ketë azil për kosovarët për çështje ekonomike.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë se Qeveri e Kosovës kanë marrë masa në ndalimin e migrimit ilegal dhe në riatdhesimin e qytetarëve të cilët kanë kërkuar azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Masat e ndërmarra nga ana jonë kanë rezultuar si të suksesshme dhe deri në fund të këtij viti presim që njëzetë mijë (20 mijë) qytetarë të riatdhesohen. Ne jemi i vetmi vend në rajon që e kemi ligjin për riatdhesim, dhe kemi një fond prej tre milionë euro që ka të bëjë me riintegrimin e qytetarëve të cilët janë kthyere nga vendet e huaja”, tha ai.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












