Kosova
BQK-ja kërkon zgjidhje për Kartonin e Gjelbër
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti bashkë me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës të ngarkuar për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër, kanë takuar përfaqësuesit e lartë të “Uniqua Group Austria”, me të cilët është diskutuar mundësia e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë.
Në këtë takim, të iniciuar nga guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ai ka njoftuar përfaqësuesit e “Uniqua Group Austria”, me masat që i ka ndërmarrë BQK-ja, me qëllim të ndihmës ndaj të gjitha institucioneve të përfshira në proces, në mënyrë që kjo çështje përfundimisht të zgjidhet.
“Që nga fillimi Banka Qendrore e Kosovës ka qenë e përfshirë në zgjidhjen e kësaj çështjeje që ka një rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës, të cilët në mungesë të tij nuk mund të lëvizin lirshëm me automjetet e tyre, si dhe në heqjen e pagesave që mërgimtarët duhet të paguajnë posa të hyjnë në Kosovë edhe pse të njëjtit janë të pajisur me Karton të Gjelbër”, ka thënë Guvernatori Mehmeti, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim të mbajtur është arritur të aranzhohet një takim në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake me qëllim të finalizimit sa më të shpejtë të këtij procesi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












