Botërori 2026
Botërori spektakolar me shumë gola
Botërori 2026 vazhdon të prodhojë spektakël, teksa ka arritur shifrën e 100 golave më shpejt se çdo edicion tjetër i Kupës së Botës në 68 vitet e fundit
Goli i 100-të i turneut u shënua nga sulmuesi i Holandës, Cody Gakpo, në fitoren bindëse 5:1 ndaj Suedisë, duke e çuar totalin në tre shifra pas vetëm 33 ndeshjeve të zhvilluara.
Vetëm Botërori i vitit 1954 në Zvicër kishte një ritëm më të shpejtë, kur 100 golat u arritën pas vetëm 20 ndeshjeve. Për krahasim, në Botërorin e Brazilit 2014 dhe atë të Spanjës 1982 u deshën 36 ndeshje për të arritur këtë shifër, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, Botërori i organizuar në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka një mesatare prej 3.09 golash për ndeshje dhe është në rrugën e duhur për të kaluar kufirin e 300 golave.
A po u shkakton probleme portierëve topi i ri?
Një nga arsyet që po përmendet gjithnjë e më shumë është topi zyrtar i Adidasit, “Trionda”. Disa portierë janë dukur të pasigurt përballë trajektores së tij, ndërsa disa gola spektakolarë nga distanca kanë ngritur dyshime se topi sillet ndryshe nga sa pritej.
Një prej rasteve më të spikatura ishte goli i Kylian Mbappes nga rreth 30 metra kundër Senegalit. Deri tani janë shënuar më shumë se dhjetë gola nga jashtë zonës, ndërsa disa portierë kanë gabuar pas goditjeve me devijime të papritura.
Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, deklaroi se topi duket se po i vështirëson punën gardianëve, ndërsa Paul Robinson shtoi se në disa raste ai nuk është sjellë sipas pritshmërive.
Një situatë e ngjashme ishte parë edhe në Botërorin 2010 me topin famëkeq “Jabulani”, i cili u kritikua për lëvizjet e tij të paparashikueshme.
Formati me 48 skuadra po sjell më shumë gola?
Zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 në 48 skuadra ishte shoqëruar me frikën se do të sillte shumë ndeshje të pabarabarta.
Nxehtësia dhe pushimet për hidratim po ndikojnë?
Temperaturat e larta në Amerikën e Veriut mund të jenë një tjetër faktor i rëndësishëm.
Nga 105 golat e parë të turneut, 30 janë shënuar pas minutës së 76-të, çka përbën pothuajse 29 për qind të totalit.
Lodhja fizike ka sjellë edhe gabime të shumta individuale, të cilat janë shfrytëzuar nga kundërshtarët. Ndërkohë, pushimet e detyrueshme treminutëshe për hidratim po përdoren nga trajnerët jo vetëm për freskimin e lojtarëve, por edhe për udhëzime taktike dhe ndryshime strategjike gjatë ndeshjeve.
Yjet po shkëlqejnë që në start
Një tjetër arsye e shpërthimit të golave është forma e jashtëzakonshme e futbollistëve më të mëdhenj.
Lionel Messi ka realizuar het-trik, Kylian Mbappe ka shënuar dy herë kundër Senegalit, Vinicius Junior ka gjetur rrjetën në të dy ndeshjet e Brazilit, ndërsa Erling Haaland dhe Harry Kane kanë nisur gjithashtu turneun me dygola.
Sipas analistëve, ndryshe nga turnetë e kaluar ku shumë lojtarë vinin të lodhur pas sezonit të gjatë me klubet, këtë herë yjet kryesore po duken në formë optimale.
Rezultati është një Botëror spektakolar, me gola të shumtë, ritëm të lartë dhe një rekord që nuk ishte parë prej gati shtatë dekadash.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












