Botërori 2026
Botërori: Bakshishi, problem në SHBA, duan edhe kur blejnë ujë
‘Këtu të kërkojnë bakshish për gjithçka-tha një tifoze e intervistuar-edhe kur blen një shishe me ujë’
Çështja e bakshisheve në SHBA është shndërruar në një hall për tifozët.
Shumë prej tyre kanë folur për rrjetin BBC duke shfaqur pakënaqësinë e tyre për faktin se janë të detyruar të lënë bakshishe në baret dhe restorantet amerikane.
Të intervistuar nga televizioni britanik, disa tifozë deklaruan se janë të frustruar nga ideja që duhet të shtojnë edhe 20% si bakshish në faturën që edhe pa të është e kushtueshme, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
‘Këtu të kërkojnë bakshish për gjithçka’ tha një tifoze e intervistuar ‘edhe kur blen një shishe me ujë’.
Disa turistë australianë shtuan: ‘Pjesa më e madhe e australianëve janë kundër kësaj praktike. Pronarëve të restoranteve iu themi vetëm një gjë; paguani më mirë punonjësit tuaj. Duhet të jetë ndërmarrja dhe jo klienti, ai që duhet të garantojë një shpërblim të përshtatshëm për personalin e saj’.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














