Kosova
Bora arrin 70 centimetra në Brezovicë
Qendra e skijimit në Kosovë po bëhen gati për të pritur pushuesit, derisa tashmë adhuruesit më të flaktë të skijimit, kanë shijuar borën në Bogë dhe Brezovicë.
Nuk kishte si të mungonte, Arben Islami, i cili njihet si një pasionues i madh i skijimit. Ai ka skijuar në Brezovicë, derisa ka njoftuar se bora ka arritur në 70 centimetra, shkruan albinfo.ch.
“Me datën 26 tetor 2017 pata rastin të skijoj në Brezovicë. Bashkë me disa shokë nga skijimi ecëm me skija/borda në shpinë ose lëkura nën ski deri në kurrizin e Piribregut/Karpës së Kuqe në këtë ski qendër. Bora në disa vende ishte deri në 70 cm e thellë. Liftet do të aktivizohen tek në fund të vitit”, ka njoftuar Islami.
Islami është i pasionuar pas natyrës dhe bukurive shqiptare. Arben Islami është njëri nga sportistët më aktiv në Kosovë dhe asnjëherë nuk ndalet.
Ai është alpinist e fotograf, stomatolog, trajner tenisi, si dhe ka shumë profesione tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












