Lajme
Bllokohet trafiku ajror në Gjermani, greva shkakton “tollovi” në aeroporte
Sindikatat në Gjermani kanë vendosur që sot dhe nesër të mbajnë grevë, duke bllokuar edhe fluturimet në tri aeroportet gjermane, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka shkaktuar “tollovi” në aeoporte dhe pakënaqësi nga pasagjerët e tyre.
Pasagjerët shprehen se ata janë thjesht viktim e politikave drejtuese.
Shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në aeroporte duke pritur për fluturim të mundshëm në destinacionin e tyre.
Sindikata Verdi u bëri thirrje punëtorëve të zonave të sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Këln/Bonnit dhe Hamburgut të bëjnë grevë më 20 dhe 21 prill.
Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese gjithëditore të enjten dhe të premten (më 20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit/Bonnit, njofton DW.
“Greva filloi natën e së enjtes dhe përfundon natën nga e premtja në të shtunë”, tha sindikata Verdi.
Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. Në aeroporte priten kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të grevës”, paralajmëroi sindikata.
Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut tha se të enjten dhe të premten të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë. Ai shtoi se nga greva mund të preken rreth 80,000 pasagjerë që. Po ashtu as mbërritjet nuk do të jenë të mundshme, tha ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










