Shqipëria
Blinken nis zyrtarisht vizitën e parë në Tiranë
Pritet nga ministri i Jashtëm dhe amabsadori i Shqipërisë në SHBA, eskorta niset drejt kryeqytetit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nis zyrtarisht vizitën e tij të parë në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Ai zbriti në aeroportin e Rinasit ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, amabsadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner.
“Mirë se erdhe, Antony! I lumtur për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, shkruan në platformën X Hasani.
Në aeroportin e Rinasit është edhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në tapetin e kuq janë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikanë që shërbejnë në Ambasadën amerikane në Tiranë.
Nën masa të forta sigurie, sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8-orëshe në Tiranë.
Rreth 1000 forca policore janë në terren për të mundësuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së tij në Tiranë.
Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri, ku pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












