Futboll
Loja shpërblyese: Bileta falas nga Albinfo.ch për ndeshjen Zvicër-Kosovë
Loja shpërblyese në albinfo.ch është sponsorizuar nga “Swiss Management Zürich AG”
Bëhuni njëri nga fatlumët që do të shohin falas ndeshjen e madhe në Cyrih.
Plaforma Albinfo.ch dhuron bileta falas për ndeshjen Zvicër-Kosovë, e cila do të zhvillohet më 29 mars 2022, në orën 18:00, në stadiumin Letzigrund në Cyrih.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në mënyrë krejt të rastësishme.
Për t’u bërë pjesë e lojës, mjafton të përgjigjeni saktë në vetëm një pyetje më poshtë:
Fituesit do të njoftohen me e-mail nga albinfo.ch, ndërsa biletat e tyre mund t’i marrin në zyrat “Swiss Management Zürich AG”, ku do të shpërblehen edhe me një fanellë të ekipeve të Kosovës apo Zvicrës.
Loja shpërblyese në albinfo.ch është sponsorizuar nga ““Swiss Management Zürich AG”
Rregullat e pjesëmarrjes
Loja shpërblyese do të fillojë më 09.03.2022 dhe do të zgjasë deri më 28.03.2022.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjeç. Pjesëmarrja është e ndaluar për punonjësit e platformës albinfo.ch dhe ““Swiss Management Zürich AG”, si dhe për pjesëtarët e tyre të afërt të familjes.
Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe të transmetohen te albinfo.ch dhe te ““Swiss Management Zürich AG”.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail. Biletat do t’i marrin fituesit në adresë të ““Swiss Management Zürich AG” .
Loja shpërblyese në asnjë mënyrë nuk sponsorizohet, mbështetet ose organizohet nga Facebook e as Instagram-i.
I vetmi partner kontaktues dhe person përgjegjës është Albinfo.ch, Postfach 311, 8050 Zurich
E drejta për modifikim të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












