Maqedonia

Bie numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Situata epidemiologjike e COVID-19 ka hyrë në një fazë të qëndrueshme edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Krahas Shqipërisë dhe Kosovës, që raportojnë për një zbutje të agresivitetit të coronavirus, edhe Maqedonia e Veriut bën me dije se numri i infektimeve është ulur ndjeshëm.

Ministria e Shëndetësisë në RMV thotë se janë regjistruar vetëm tri raste të reja në orët e fundit, nga 1325 teste të kryera.

Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës mjekësore, pesë pacientë të infektuar kanë humbur jetën.

Sipas MSH-së, 45 persona janë shëruar në orët e fundit, kurse qyteti më i prekur nga pasoja e COVID-19 është Shkupi.

Në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 5413 qytetarë, shumcia e të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.