Koronavirusi: çast pas çasti
Bie numri i të vdekurve, mjekët po fitojnë përvojë ndaj virusit
Në gjysmën e parë të Marsit, norma e vdekshmërisë për pacientët e shtruar në spital ishte 23%. Në Qershor, kishte rënë në 8%
Covid-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1,000 amerikanëve në ditë, por shanset e mbijetesës janë rritur tek personat e sëmurur rëndë, ndërkohë që mjekët po fitojnë eksperiencë dhe kujdesi mjekësor po përparon.
Që kur rasti i parë mbërriti në SHBA në nisje të vitit, mjekët kanë bërë përparime duke kuptuar se cilat barna funksionojnë, përfshirë steroidet, holluesit e gjakut dhe antivirali remdesivir.
Shpërndarja e burimeve të mjekimit intensiv është përmirësuar dhe mjekët kanë mësuar se si të shtyjnë përdorimin e ventilatorëve për disa pacientë, ndryshe nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.
Andrew Badley, kreu i task forcës për Covid tek “Mayo Clinic”, tha se përmirësimi i taktikave mjekësore dhe trajtimi i hershëm po ndihmon në rezultatet e pacientëve shumë të sëmurë.
Sipas tij, gatishmëria e kujdesit shëndetësorë është shumë më e mirë se në Mars. “Kemi akses më të shpejtë tek diagnoza, kemi më shumë njohuri mbi barnat që përdoren dhe më shumë trajtime eksperimentale në disponueshmëri, ç’ka kanë ulur normën e vdekshmërisë”, tha ai, transmeton Scan.
Një studim vëzhgoi 4,689 raste m Covid-19 të shtruar në spital nga Marsi në Qershor në New York, duke përshtatur normën e vdekshmërisë ndaj faktorëve si mosha, raca, obeziteti dhe sëmundjet shoqëruese, përcjell albinfo.ch.
Në gjysmën e parë të Marsit, norma e vdekshmërisë për pacientët e shtruar në spital ishte 23%. Në Qershor, kishte rënë në 8%. Megjithatë, numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 200,000 dhe dhjetëra mijëra amerikanë konfirmohen të infektuar çdo ditë.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













