Kosova
Bie numri i nxënësve në Kosovë, shkak migrimi dhe rënia e natalitetit

Duket se shpërnguljet e mëdha të popullsisë nga vendet rurale në ato urbane, dalja jashtë Kosovës dhe rënia e natalitetit, ka ndikuar që shumë shkolla të komunave të Kosovës në viset rurale të mbesin më pak nxënës, madje disa prej tyre edhe të mbyllen. Numri i nxënësve që vijojnë mësimet në shkolla nëpër vende rural në tri vitet të fundit ka rënë. Këtë statistikë e konfirmon edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përcjell albinfo.ch.
Thuhet se numri i nxënësve që vijojnë mësimet në shkolla nëpër vende rurale në tri vitet e fundit ka shënuar rënie. Në disa prej komunave, ka shkolla të nivelit fillor dhe të mesme me pak nxënës e disa prej tyre edhe janë mbyllur.
E arsyet kryesore mbesin shpërnguljet e mëdha të popullatës prej vendeve rurale, rënia e natalitetit e migrimi jashtë vendit.
“Të dhënat për numrin e nxënësve Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta i regjistrojnë në sistemin SMIA, 4 herë në vit. Nga analizat e raporteve vjetore rezulton se në përgjithësi ka rënie të numrit të nxënësve. Rënia e numrit të nxënësve në vendet rurale reflektohet me rritje të numrit të nxënësve në raport të njëjtë në vendet urbane (kjo lë të nënkuptohet se shkak është lëvizja e banimit fshat-qytet”, ka thënë drejtori i Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj
Edhe Istogu këtë vit ka nxënës me pak në shkollat nëpër vendet rurale. Drejtori i DKA-së në Komunën e Istogut, Hajrush Shoshi për Indeksonline ka thënë se këtë vit ka rënie prej 274 nxënësve.
Ndërsa, gjendja më keq është në Komunën e Podujevës, ku për shkak të rënies së numrit të nxënësve, janë mbyllur pesë shkolla.
Nazmi Elezi, shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Podujevës ka thënë se në disa zona malore ka shkolla që janë me numër të vogël të nxënësve.
“Ka një rënie të lehtë të numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në Komunën e Podujevës. Në komunën tonë kemi disa shkolla në zona malore që janë me numër të vogël të nxënësve, sidomos disa paralele të ndara të shkollave amë, ku vazhdon të ketë rënie të numrit të nxënësve nga viti në vit”, ka thënë në një përgjigje Nazmi Elezi.
Edhe në Rahovec gjendja nuk qëndron mirë. Në bazë të statistikave për numrin e nxënësve, këtë vit në shkollat e kësaj komune ka 636 nxënës më pak të regjistruar.
Ndërsa, në Drenas ka klasë me vetëm nga dy nxënës. Drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj për Indeksonline ka thënë se në vitin shkollor 2018/2019 janë 592 nxënës më pak.
“Nga zonat rurale dhe nga numri i përgjithshëm kemi rënieje të numrit të nxënësve. Në vitin shkollor 2017/2018 kemi pasur 13034 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2018/2019 kemi të regjistruar 12442 nxënës”, ka thënë Halilaj.
Ai ka shtuar se janë mbyllur tri paralale të ndara.
Po ashtu edhe nga Komuna e Skenderajt thonë se ka numër të vogël të nxënësve, por jo edhe mbyllje të shkollave.
“Në dy vitet e fundit është mbyllur paralelja e ndarë në Fshatin Izbicë shfmu,,Skender Skenderi” Vojnik për mungesë te nxënësve. Disa paralele të ndara janë me nr. të vogël te nxënësve mirëpo për shkak se nuk kemi dashtë qe këta nxënës te udhëtojnë në distanca të gjata, nuk kemi marr asnjë vendim për mbylljen e tyre. Z. Bekim Jashari, kryetari Komunës se Skenderajt i ka mbështetur këto paralele me te gjitha mjetet që nevojitën për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Bekim Latifi, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Skenderaj.
Gjendja e njëjtë konfirmohet edhe në Komunën e Mitrovicës, ku në një përgjigje nga Drejtoria e Arsimit thuhet se në përgjithësi ka rënie të numrit të nxënësve nga viti në vit.
Në anën tjetër edhe Blerim Thaçi, drejtor në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka thënë se rënia e numrit të nxënësve me e theksuar është ne vendet rurale.
Kurse, Rasim Hasani, drejtor i DKA-së në Lipjan ka thënë se me vendim të inspektoratit është mbyllur një paralele e ndarë fizike.
“Numri i nxënësve në tërësi është duke rënë e me e theksuar kjo dukuri është në fshatra. Kemi shumë paralele të ndara nga shkolla amë, të cilat kanë numër të vogël të nxënësve, ndërsa një paralele e ndarë fizike është mbyllur me vendim te inspektoratit”, thuhet në përgjigjën e tij.
Këtë gjendje nëpër shkollat në komunat e Kosovës e pohon edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Enver Mekolli nga sistemi për menaxhimin e informative në Arsim ka dërguar disa statistika për numrin e nxënësve në vendet rurale, ku vërehet një rënie e numrit të nxënësve ndër vite në ato vende.
Për dallim nga viti 2017/2018, në regjistrimin e nxënësve për vitin 2018/2019, në vendet rurale ka 3 mijë e 748 nxënës me pak.
E-Diaspora
-
3 shqiptarë arrestohen në flagrancë në Itali U gjetën sasi prej 83 kilogramë kokainë...
-
Gjermania dhe Zvicra, shtetet nga të cilat dërgohen më së shumti para në Kosovë
-
Nga diaspora rikthehet në vendlindje për ta punuar tokën
-
Shqipëri: Rriten remitencat nga emigrantët, 834 milionë euro u dërguan në vitin 2022
-
Shqiptari nga Kosova vdes tragjikisht në SHBA teksa shpëtonte jetën e një fëmije
Jeta në Austri
-
Mbrëmje shqiptare në Vjenë me shkrimtarin Arben Kallamata Të shtunën, më 25 mars, në Vjenë u organizua një mbëmje me shkrimtarin dhe publicistin Arben...
-
Begaj: Mirënjohje për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Presidenti i Austrisë pritet me nderime shtetërore në Tiranë
-
Presidenti i Austrisë, vizitë në Shqipëri
-
Vjenë: Boksieri shqiptar, Jakaj, mposht serbin Nikoliç