Lajme
Bie intensiteti i agresionit rus, ukrainasit presin në radhë për të kapur armët
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka ndarë një përditësim të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë këtë pasdite.
Sipas Sky News, përcjell Albinfo.ch, ajo tha se shpejtësia e përparimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.
Një deklaratë shtoi: “Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”.
Latest intelligence update on Ukraine pic.twitter.com/k3XadYzUoL
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) February 26, 2022
“Përplasjet gjatë natës në Kiev ka të ngjarë të kenë përfshirë një numër të kufizuar grupesh sabotuese ruse të para-pozicionuara”, është thënë më tej.
Sidoqoftë, marrja e Kievit mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë.
Ndërkohë po i njëjti medium shkruan se një fotografi mahnitëse (më poshtë) është bërë nga producentja e Sky, Emily Upton, e cila aktualisht ndodhet në Dnipro, Ukrainë.
Ajo tregon dhjetëra njerëz që presin në radhë për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura të Ukrainës – ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit të tyre.
Çfarë është e veçantë është fakti se shumë prej tyre kanë shumë pak përvojë në ushtri, madje edhe fare pa përvojë.
E-Diaspora
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora Kemi hyrë në 2 ditët e fundit të regjistrimit të diasporës në kuadër të regjistrimit të...
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë