Lajme
SHBA: 100 dollarë shpërblim për ata që marrin dozën
Mësohet se presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit, si përpjekje për të rritur shkallën e imunizimit në Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu, Biden ka bërë publike kërkesën për vaksinim të punëtorëve federalë.
Ky urdhër tani u kërkon punëtorëve të tregojnë dëshmi për vaksinim apo të kryejnë teste dhe të mbajnë maskën.
Sipas të dhënave zyrtare, më pak se 50 për qind e banorëve të SHBA-së janë të vaksinuar plotësisht.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
“Njerëzit janë duke vdekur dhe do të vdesin, ndonëse nuk duhet të vdesin”, u shpreh Biden.
Presidenti amerikan ka thënë se iniciativa monetare mund të duket e padrejtë për amerikanët, që veçse janë vaksinuar, mirëpo “të gjithë ne përfitojmë nëse më shumë njerëz vaksinohen”.
Shtetet amerikane mund të marrin fondet nga Plani amerikan për Rimëkëmbje që ka vlerën e 1.9 trilionë dollarëve.
Biden ka deklaruar se Qeveria federale do të rimbursojë bizneset e vogla dhe ato të mesme, të cilat u ofrojnë punëtorëve ditë pushimi për t’u vaksinuar.
Muajin e kaluar, një studim ka treguar se 99 për qind e vdekjeve me koronavirus, janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve.
Rreth 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Mirëpo shkalla e vaksinimit dallon nga shteti në shtet.
Aktualisht autoritetet amerikane regjistrojnë rreth 60,000 raste të reja me koronavirus në ditë, derisa numri i viktimave arrin deri në 2,000 në baza javore.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora urë-lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë