Futboll
Bern: U dëgjuan thirrje kundër Kosovës, UEFA gjobit Zvezdën
Ndeshjen e fitoi klubi zviceran Young Boys me rezultatin 1:0

Bëhet e ditur se Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e ka dënuar me 54 mijë e 250 euro klubin Cërvena Zvezda, për shkak të shkeljeve të shumta nga tifozët serbë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys-it, e luajtur në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se këtë ndeshje e fitoi klubi zviceran Young Boys me rezultatin 1:0, ndërsa në stadium është parë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës – një simbol që UEFA e konsideron të papranueshëm. Po ashtu, janë dëgjuar thirrje në kor “Serbia, Kosovo” në tribunën ku ishin të vendosur ultrasit e Cërvena Zvezdës, të ashtuquajturit “Delije”.
Për sjellje raciste të tifozëve, UEFA ka ndarë një gjobë prej 20 mijë euro ndaj Cërvena Zvezdës dhe i ka ndaluar klubit serb të shesë bileta për tifozët e tij në ndeshjen e parë në udhëtim në garat e UEFA-s. Gjithashtu, me 6.750 euro është dënuar për ndezjen e fishekzjarrëve, ndërsa me 27 mijë e 500 euro për shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.
Për thirrjet kundër Kosovës dhe incidentet e tjera në stadiume, UEFA ka gjobitur vazhdimisht Federatën e Futbollit të Serbisë dhe klubet serbe.
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri kanë rënë për 33% në tremujorin e parë të vitit Numri i kërkesave për azil në Austri ra me një të tretën në tremujorin e parë....
-
Edhe shqiptarët në Austri kremtuan Pashkët
-
Austri: Zbritjet kryesore tatimore që nuk duhet të harroni
-
Sa kohë zgjat marrja e nënshtetësisë austriake?
-
Austri: WKÖ kërkon që bakshishet të mos llogariten më si të ardhura të tatueshme